E rëndë: Humb jetën tragjikisht i riu kosovar në Zvicër (FOTO)

Një lajm i rëndë ka ardhur në redaksinë e Plus TV, në të cilin bëhet e ditur se i riu Nijazi Iseni me qëndrim në shtetin zviceran, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në vendin e tij të punës.

Sipas miqve dhe familjarëve të të ndjerit, ai ishte në vendin e tij të punës kur papritmas ka ndodhur një aksident i cili ka qenë fatal për të riun vitias Nijazi Iseni.

Njoftimi për vdekjen e tij është publikuar në rrjetet sociale edhe nga familjarët e të ndjerit.

I ndjeri ka lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijë.

Lajmi për vdekjen e Njaziut ka shokuar opinionin vitias. Plus TV shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Iseni./PlusTV

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *