




Kimete Berisha tha:
-Sali Berisha nuk ngiheh pushtet, dhe për ironi, sa më shumë pushtet që kishte, ndjehej më i vogël, si ato veturat e mëdhaja dhe të bukura për nga pamja, por me ‘motor’ të vogël!
Po.
Është e vërtetë. Çdo gjë kthehet në jetë!
Çka të mbjell – korr!
Po. I kemi parë, kah fluturojnë dhe pastaj kah bien, me kokë teposhtë.
E kemi parë Hashim Thaçin për shembull, duke rënë nga posti i Presidentit





Avokati i Hashim Thaçit i kërkoi Gjykatës ndryshimin e termineve të seancave se tha ‘dua të fle më shumë’.
Kush do ta nënçmonte kështu në mënyrë kaq të vrazhdtë dhe kaq cinike Hashim Thaçin më shumë se avokatët e tij ndërkombëtarë, të cilët shteti i Kosovës i paguan me miliona, që ata të merren me ‘mbrojtjen dhe të drejtën e tyre për t’u ngopur gjumë’!
Kjo ndodh për të ta treguar vendin, për ta parë Ti se s’je askushi!
Dhe ke qenë ‘dikushi’ veç kur ke pasur pushtet (për të sunduar, për të vjedhur).





E kemi parë Kadri Veselin, që mburrej se ka mbledhur nga Beogradi thasë me dosje për shqiptarët, dhe që vazhdimisht nga PDK provokoheshin dhe frikësoheshin shqiptarët si bashkëpunëtorë të UDB-së…!
I kemi parë tregtarët hajna që kanë tubuar miliona por nuk mund ta hanë mallin e vetë, ua hanë të tjerët…
Kemi parë politikanë duke blerë ‘diploma morali’, ‘diploma heroizmi’, ‘diploma të dijes’, e pastaj pas ‘diplomimit’ i kemi parë të turpëruar!
E kemi parë se një vepër e keqe që e ke bërë dikur nuk mund të mbulohet me një vepër të mirë që e bën tash!





Në vitin 1995 Sali Berisha e ka nervozuar administratën e Bill Klinton-it.
Presidenti amerikan ia ka tërhequr vërejtjen Sali Berishës për mosrespektimin e embargos ndaj Jugosllavisë
Amerikanët edhe para zgjedhjeve të fundit në Shqipëri e kanë ditur kush është Sali Berisha, por qe, Drejtësisë nuk i bëhet vonë dhe sa më shumë që vonon Drejtësia, më keq për Ty, sepse të jep afat të sharrosh edhe më shumë, i bindur që po bën keq e nuk po të gjen gjë.
Thjesht, i ka ardhur rendi Sali Berishës, pa pritur e pa u kujtuar, të ndëshkohet qysh e ka më së shumti mërzi: Të turpërohet.





Atij as një ‘dashnore’ nuk i dihet nga nevoja patologjike e tij për ta ruajtur ‘nderin’, i bindur se shqiptarët ‘ta falin’ korrupsionin , ama nëse je i moralshëm n’dashni, s’ka kush që të mposhtë!
Shqipëria është me fat që tani pushtetin nuk e ka Partia Demokratike, sepse zyrtarisht do të çohej kundër Amerikës!
Askush nuk humb as nuk fiton nga rënia morale e Sali Berishës, përveç Sali Berishës! Amerika është kujdesur që as mos t’ia sheh kush sherrin, as hairin turpërimit të tij!





Shqipëria ka nevojë për një Parti (tjetër) Demokratike.
Sepse Partia Demokratike u turpërua bashkë me padronin e saj!
Sali Berisha nuk ishte ujku, e demokratët dele! Ata janë të gjithë së bashku të dënuar me Ligjin e Turpërimit!
Prandaj edhe i kanë dalë në mbrojtje!





Nevojitet një kohë e gjatë për t’u shëruar nga turpi, nëse ka shërim! I pari ilaç është distancimi i partisë nga turpi!
Veç Edita Tahirin dhe disa shqiptarë të tjerë të Kosovës s’po di a do t’ia dalim t’i bindim se Amerika e ka çliruar Kosovën e jo Sali Berisha.
Amerika mos ta ndal dorën, qe ku e ka Rambon, Monika Kryemadhin me burrë, Xhavit Hajdarin e këta bosat e tjerë!”