Mergimtari tentoi ta vriste gruan me kabllo elektrike, por ja çka i ndodhi

Një burrë nga Kosova është dënuar me 18 vjet burgim.

Ai javën e kaluar ka dal para gjykatës në Vjenë.

42-vjeçari akuzohet se kishte tentuar ta vriste gruan e tij me kabllo elektrike.

Kosovari sipas raportimeve nga mediat austriake ushtronte dh unë psikologjike dhe f izike ndaj gruas së tij dhe 10 fëmijëve të tij që nga viti 2009-të.

Burri frekuentonte rregullisht një kazino në Çeki, ndërkohë që mbyllte familjen në banesën ku jetonin. Pasi i humbiste paratë kosovari gjithë hidhërimin e shndërronte duke përdorur dh unë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve dhe duke i k ërcënuar ata me jetë.

Pas shumë vjetësh dh une sistematike, gruaja kishte marrë guximin të raporton për gjithë atë që i ka ndodhur.

Para gjykatës 42-vjeçari deklaroi se nuk ishte kriminel dhe terrorist.

“Unë nuk jam as terrorist dhe as kriminel, jam një njeri normal”,

Por, sipas akuzave të ngritura, raportin e të cilës e ka publikuar gazeta austriake heute.at, ka të ngjarë që gjërat ishin ndryshe.

Që kur gruaja ishte 14 vjeçe, tani 37 vjeçe ishte detyruar të martohej me të akuzuarin.

T merri filloi menjëherë pas dasmës: burri a gresiv e rr ahu dhe a buzoi vazhdimisht me gruan e tij. Gruaja duhej të duronte kështu për vite me radhë. Shpeshherë vuajtje dhe k eqtrajtim kanë pësuar edhe fëmijët e tij.

“Në vitin 2009 u bë edhe më keq: burri mendoi për një metodë të re, veçanërisht m izore për të t orturuar gruan e tij. Për ta bërë këtë, ai hoqi një kabllo nga një aparat elektrik në banesë dhe e vendosi në trupin e lagur të gruas së tij. Ajo u rrëzua dhe ishte në gjendje të vështirë jetësore” – thuhet në raport.

Goditja elektrike do të kishte mundur të jetë fatale sikurse në mënyrë automatike të mos ndërpritej rryma.

Kështu e ka përshkruar rastin një ekspert i kësaj çështjeje.

Gruas iu deshën vite të gjente guximin dhe të linte burrin e saj a buziv.

Në vitin 2020, ajo iku në një strehë për gratë bashkë me fëmijët e saj.

Por, vetëm vitin e kaluar, ajo ishte në gjendje ta raportonte burrin për dh unën sistematike.

Avokati i të akuzuarit tha se “historia e kabllos” ishte e sajuar.

“Historia me kabllon elektrike është fiktive”, ka thënë ai.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *