




Ditë më parë, policia njoftoi se një person është arrestuar në Lipjan, nën dyshimin se i njëjti kishte ngacmuar s**sualisht dy vajza të mitura.
Indeksonline raporton se i dyshuari që u arrestua për këtë rast është 55 vjeçari A.Sh, nga një fshat i Drenasit.
Ndërkohë në rrjete sociale po qarkullojnë pamje nga momenti i arrestimit të tij.





I dyshuari ka qenë duke udhëtuar me autobus kur i njëjti u ndalua nga policia, të cilët do ta shoqëronin më vonë për në Stacion të Policisë.
Shala, me vendim të prokurorit, u dërgua në mbajtje.
Indeksonline ju sjell pamjet: