“PAMJE, heroi Jusuf Gërvalla me vajzën Donikën”

“Një fotografi e rrallë e h eroit Jusuf Gërvalla është bërë publike në rrjetet sociale.

Afër tij, shihet Donika Gërvalla, vajza e Jusuf Gërvallës e cila tashmë është ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Fotografia është e realizuar në Ludëigsburg – Stuttgart të Gjermanisë në vitin 1980.

Nga e djathta është veprimtari e heroi Jusuf Gërvalla (afër tij, vajza e Jusufit – Donika) ndërsa nga e majta bashkëveprimtari i tij Nazmi Selmanaj”.

I lindur në Pejë, Gërvalla ndërroi jetë në Gjermani në vitin 1982. Ai njihet si këngëtar dhe bashkë me Bardhosh Gërvallën na lanë disa melodi e këngë të cilat e bëjnë të pavdekshëm talentin dhe zërin e këtij njeriu. Jeta e Jusuf Gërvallës ka qenë e vështirë, v dekja e tij ka qenë t ragjike. Për këtë është thënë e shkruar shumë dhe do të thuhet e do të shkruhet shumë.

Por, edhe shkrimtari J. Gërvalla pësoi v ështirësira të mëdha. Për poetin, prozatorin dhe dramaturgun Gërvalla është thënë e shkruar relativisht pak. Vepra e tij letrare nuk është tepër e njohur, me gjithë botimin shembëllor që ia bëri J. Gërvallës më 1992 Sabri Hamiti (Jusuf Gërvalla: Vepra letrare. “Ora”, Prishtinë, 1992). Opinioni e respekton dhe adhuron dëshmorin e kombit, simbolin e l uftës për liri, shembullin e kurajës prej qytetari dhe intelektuali, ndërsa duket se e harron shkrimtarin e rëndësishëm që ishte dhe mbetet. Roli i tij prej simboli të qëndresës e hijesuaka faktin se ishte poet i dorës së parë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *