




Abaz Morina: Ju bile mos folni kishte me qen mrekulli
Agush Krasniqi: Eh sa janë shpërngul bile ilegalisht nëpërmjet serbisë besa edhe janë mbytë në lumejt e serbisë/hugarisë sa ishte hasha e pdk-ldk -aak e akr në pushtet ? Ore trutharë kujt po ia shet këto pordha ?!
Rifat Ahmetaj: E kemi trashegim nga ju PDKja qe 20vjet
Nuk asht e frgshme po qe mga ju deri tani
Eagle Adam: Dulet ju me mllef a argat e LS
Mili Azizi: Poa e me juve sa ket nqeveri mos ke ma mir qe me ja hup shpresat Rinisi ju i keni vnu kapak marre ju me fol asht





Feriz Ahmetaj: Ks asht e varfnune qe prej mas lufte me keq menaxhimin e privatizimit gjdo send, Ka marr fund ?!
Mefail Epiroti: E vjedhët për 20 , nuk lat gjë pa vjedhë, , Çfar të bëj Albini , nuk ka shkopin magjik deri sa tua konfiskojn juve pronat publike
Sami Brlajolli: Ju jeni ka e ndini mire krizen ska mo miliona ?
Nysret Peci: Nkoh tjuve su zbraz hiq magar
Sadete Stublla: zoti e rujt qeverin kurti





Rasim Halimi: ekeni knaq ju qe 20 vite rrini nen hije edhe do vjet.
Shkelzim Kryeziu: Kosova me juve asht varfrue More paftyr Se keni Ba pasuri pare Pa njers
Andrew Stone: Pdk i ka krijuar kushtet e mira 20 vjet rresht dhe askush nga Kosova nuk është larguar, në kohën e pdk-së asnjë aferë korruptive, kri.inale nuk ka pasur, nuk ka pasur as hajni, nuk është falë tokë e Kosovës, nuk është miratuar zajednica, nuk është paguar rryma për listën serbe në veri si dhe është liberalizuar regjimi i vizave për Evropë, pra gjitha këto të mira janë bërë në kohën e pdk-së, populli ka qenë shumë i lumtur dhe i hareshëm!





Abduli Maki: Banu mare hajnat e pronto mafis ju ekeni shkatrru popullin Kosoven 23 vjet tu vjedh tu e tradhtu vendin çmos tu bo mare ftyrat e ndyta llaptoni satedoni kushi sju bon mall se krejt ju njofim shum mir o ???? Zyka Vllasi-halili, Moti u zbrazë Kosova
Hismet Baftijaj: Spo ka kushë me vjedhë jemi rehat prej hajnavë





Fadil Kertoku: E PER ATA QE U LARGUAN ME HERET NJA GJYSEM MILIONI, NUK JAU NDIEJKEFARE JUVE A. KREJTE VEQ QURANA PER BAJRAM KANE QENE A- BRE LLOPOVA JA KENI KAJE NANEN VENDI VASHKE ME ATO KUR VAT E LDK DHE HARAQAT E AAK. ME MIRE MBYLLE QORAPEN SE PO TE VJEN ERA KELBC
Labinot Labi: Klani pronto jav kin qi nanan popullit mor udbashat serbis”





“Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka thënë sot në konferencë për media se të dhënat e paraqitura së fundmi nga qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti për zhvillim ekonomik dhe punësim të 40 mijë qytetarëve, dëshmojnë se kabineti qeveritar është i shkëputur nga realiteti që po mbizotëron në Kosovë.
Pasi ka demantuar me fakte se qytetarët e Kosovës gjatë këtij viti janë varfëruar dhe ekonomia ka shënuar rënie të madhe, Arben Mustafa e ka ftuar kryeministrin Albin Kurti që urgjentisht të zbresë tek qytetarët në terren dhe do ta kuptojë shumë shpejtë realitetin.





“Në kohën kur Kosova po shënon krizën më të rëndë ekonomike në 22 vitet e fundit,kur qytetarët po varfërohen çdo ditë e më tepër për shkak të rritjes së çmimeve dhe rritja ekonomike po bie me ritëm të shpejtë, Kryeministri i vendit paraqiti disa tregues përmes të cilëve po synon t’i bindë qytetarët se ata nuk po ballafaqohen me vështirësi ekonomike, por po e jetojnë një periudhë të lulëzimit të ekonomisë. Si duket, në këtë vend, vetëm Kryeministri dhe vartësit e tij dhe askush tjetër besojnë se ekonomia e vendit po lulëzon”, tha Mustafa.





Ai tha se kryeministri Kurti po ashtu vazhdoi praktikën e vartësve të tij për t’i prezantuar zhvillimet ekonomike përmes treguesve nominalë. Sipas Mustafës, edhe njohësit më modestë të ekonomisë e kuptojnë shumë mirë që në kohë inflacioni, treguesit nominalë ofrojnë informacione të shtrembëruara dhe nuk e paraqesin realitetin, pasi që në llogaritje nuk përfshijnë efektin e inflacionit.
“Kryeministri po deklaron se ka krijuar 40 mijë vende të reja pune, por ndoshta e ka fjalën për Gjermaninë ose vendet tjera ku po imigrojnë të rinjtë tanë”, deklaroi Mustafa.
Udhëheqësi i Departamentit për Financa në KQM ka paraqitur të dhënat zyrtare të ekonomisë në vend, të cilat sipas tij i demantojnë propagandat qeveritare.





“Norma e inflacionit për produktet esenciale është mbi 20%, që do të thotë se paratë në duar e qytetarëve sot vlejnë rreth 20% më pak sesa që kanë vlejtur para një viti. Në këtë normë të lartë inflacioni, kontribut shumë të rëndësishëm ka dhënë refuzimi i Qeverisë së Kosovës për të ndërmarrë masa fiskale që do ta frenonin rritjen e çmimeve. Norma reale e rritjes ekonomike në tremujorin e dytë të vitit 2022 ishte vetëm 2.1%, rritja e më e ulët e shënuar gjatë një tremujori të dytë që nga viti 2014, përjashtuar pandeminë në vitin 2020. Me këtë ritëm, si dhe duke pasur parasysh pritjet për krizën e energjisë gjatë dimrit, ekonomia e vendit shumë lehtë mund të shkojë drejtë recesionit. Kjo do të nënkuptonte më pak vende pune dhe më pak të ardhura për qytetarët”, Mustafa.





Ai tha se ndërprerjet e furnizimit të energjisë elektrike gjatë muajve të verës ishin paralajmërimi më i mirë për atë se çka po na pret gjatë dimrit.
“Tani kur veç kanë filluar të bien temperaturat dhe është bërë vonë për çfarëdo reagimi, Qeverisë i bie në mend për të ofruar mbështetje për familjet vetëm sa për të figuruar në listën e veprimeve të Qeverisë dhe jo se pritet ndonjë efekt real i atyre masave. Subvencionimi për blerjen e stufës së peletit nuk ka kuptim, kur çmimi i peletit është rritur për 300%.”, tha ai.





Ai tha se gjatë tre mujorit të dytë të këtij viti, Kosova ka shënuar rënie të investimeve të sektorit publik, rënie të investimeve të sektorit privat dhe rënie të sasisë së mallrave të eksportuara.
Për sa i përket tregut të punës, Mustafa tha se Qeveria ende nuk ka publikuar asnjë statistikë zyrtare për vitin 2022, ndërsa bazuar në dinamikat aktuale të ekonomisë dhe migrimit të madh të të rinjve nuk ka arsye për të vlerësuar se tregu i punës po kategorizohet me zhvillime pozitive.





“Ndërsa, Kryeministri i vendit, në vend se të kyçet seriozisht në debatin për menaxhimin e situatës së rëndë ekonomike, ai paraqitet para publikut me një komoditet të paparë, sikur ekonomia jonë të ishte në bum ekonomik dhe kjo krizë e rëndë të mos ekzistonte fare. Unë besoj se Kryeministri i Kosovës e kupton mirë që ajo nëpër të cilën po kalon ekonomia e vendit nuk është progres, por është krizë e rëndë. Nëse me të vërtetë ende nuk po e kupton, atëherë duhet që urgjentisht të zbresë te qytetarët dhe do ta kuptojë shumë shpejtë”, tha Mustafa.