Srpska e thotë hapur: l morëm mandatet që t’ia prishim këto plane Albin Kuritit kundër nesh

Lista Serbe” përmes një komunikate për media ka reaguar për zëvendësimin e mandateve në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pasi dhjetë deputetët e tyre kanë dhënë dorëheqje ditë më parë.
iq e që funksionon me direktiva të Beogradit kanë thënë se “veprimi strategjik ka parandaluar planin e Albin Kurtit dhe serbëve të përshtatshëm për të për të ndryshuar kushtetutën dhe ligjet që garantojnë të drejtat e serbëve në Kosovë”.

Në reagimin e tyre kanë përmendur edhe politikanen serbe Rada Trajkoviq duke thënë se ajo bashkë me kryeministrin Kurti kanë “planifikuar” të votojnë “ndryshime kushtetuese që do të çonin në eIiminimin e komunave serbe, heqjen e pronës nga Kisha Ortodokse Serbe, heqjen e gjuhës serbe dhe të drejtën për përfaqësim në institucione”.

Tutje thonë se “ky vendim strategjik nuk ndalon në asnjë mënyrë procesin e largimit nga institucionet e Kosovës”, si kundërpërgjigje për “shkeljen e marrëveshjes së Brukselit”

Në fund potencojnë se qëllimi i tyre pas këtij vendimi për zëvendësim të mandateve është që të mos lejojnë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti bashkë me Rada Trajkoviq që “t’i qepin një kapelë popullit serb” dhe të vendosin për jetën e serbëve që jetojnë në Kosovë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *