




Nga Arkivi ynë
Kimete Berisha
“Pse s’po çuditesh me personin tuaj.
E kam shumë mërzi me ja numëru dikujt kabahatet, por s’po kam çare se e kam edhe më shumë mërzi kur dikush mashtron kështu ashiqare e s’mundohet m’u fsheh pak.
Ti je ra n’dy gujtë para varrit të Titos; je përbishtu me Rrahman Morinën; E ke bë përrshesh Fondin e 3 për qindshit; në rrezikun më të madh gjatë pushtimt nga Serbia e ke lënë në terr informativ Ibrahim Rugovën (se s’ja ke pagu telefonin); E ke s ulmu fizikisht çikën e Jusuf Gërvallës, duke e largu përkrahu prej mbledhjes.





Dhe mbi të gjitha i ke traumatizu dhe kompleksu familjarët e Ibrahim Rugovës, që jo veç i ke qitë prej loje por edhe e ke frymëzu Hashim Thaçin me shkru libër kundër ‘tyre’.
Ke me kë çuditesh Ti.
Pse s’po çuditesh me vetveten.
Pa u çudit me vetveten nuk e arrin pjekurinë.
Çiftat t’u në vende me demokraci janë në burg tuj dhanë xhevape. Ose në kisha tuj u lut për mëshirën e ‘Atij’ që s’po i beson. Prandaj, bën çka mundesh sepse kujton se s’ka jetë pas jetës, s’ka botë pas botës, s’ka dashuri pas dashurisë.





Po çuditesh qysh populli e duan Albin Kurtin!
Çka ka m’u çudit këtu?
Albin Kurti, edhe nëse nuk i ka ba asnjë ‘të mirë’ Kosovës, së paku nuk ia ka ba asnjë të keqe.
Ky popull e di se buxheti i Kosovës u keqpërdor edhe për kirurgji estetike, deri te qeveria Kurti kush ka qenë me pushtetin edhe hundë e buzë i kanë bë operacion estetik, i kanë bë hundtë si cuculla, në emër të sinusit.





Nuk keni lënë të keqe që nuk keni bë.
E keqja e parë dhe më e rënda është se LDK ka bërë politikë me vdekjet e aktivistëve të saj të vrarë në Liri”.
Pjesë nga shkrimi